Saturday , November 17 2018

ITALI: RRËZOHET URA E LARTË 100 METRA, HUMBËN JETËN 10 PERSONA

Ministri i Transportit i Italisë, Danilo Toninelli ka deklaruar se kjo ngjarje është një tragjedi e madhe, teksa burime policore bëjnë të ditur se së paku 10 persona kanë vdekur, percjell Fakte.

Kreu i emergjencës lokale është cituar të ketë thënë se nga ky kolaps i urës ka dhjetëra të vdekur. Policia ka raportuar se shkaku i rrëzimit të urës ishte një rrëbesh shiu i fuqishëm. Pjesa që është shembur ka rënë mbi binarë të trenit, me burime policore që deklarojnë se vetura e kamionë janë rrëzuar së bashku me urën.

Ura e ndërtuar në vitin 1960 njihet me emrin Morandi dhe ka shërbyer për të kaluar lumin Polcevera.

Pjesa e rrëzuar ishte dhjetëra metra e gjatë. Një zyrtar i emergjencës ambulantive ka konfirmuar për Reuters se deri tani mund të konfirmojnë vetëm për dy të lënduar, por supozohet të ketë shumë të vdekur.

Një dëshmitar ka thënë për Sky Italia se 8 apo 9 automjete ishin në urë kur ajo u rrëzua./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.