Thursday , April 22 2021

Ismail Sinani: 16 vjet UÇK-BDI, “rrugëtimi” nga patriot deri në tradhtar

Shkruan: Ismail Sinani

16 vjet UÇK-BDI, “rrugëtimi” nga patriot deri në tradhtar

Viti 1999, shefi i shtabit të Zonës së Tretë Operative të UÇK – së në Dukagjin.
Viti 1999, shef i Shtabit të Përgjithshëm të TMK – së.
Viti 2001, kryeshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Viti 2002, deputet nga radhët e BDI-së.
Viti 2003, sekretar i përgjithshëm i BDI – së.
Viti 2003, koordinatorit i Grupit Parlamentar të BDI – së.
Viti 2003, kryetar i Trupit koordinativ për zbatimin e ligjit mbi dorëzimin e armëve.
Viti 2004, kandidat i BDI-së në Zgjedhjet Presidenciale 2004.
Viti 2005, Nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së.
Viti 2005, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.
Viti 2015, tradhtar dhe spiun i JNA-së, i akuzuar nga megafonët e BDI-së.
Vërtet njeriu nuk mund t’i kuptojë këta njerëz! O janë “të fshirë”, o vërtetë e thonë atë që e kanë nën dije dhe pa vetëdije e shpërfaqin atë që e prej vitesh e kanë fshehur!?
Nëse Gëzim Ostreni ka qenë qenë spiun dhe tradhtar siç po e akuzojnë tani pasi që emri i tij u përfol se do të jetë drejtues i një subjekti të ri politik, si ndodhi që më shumë se 16 vjet shokët e tij më të afërt Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Fazli Veliu…, të mbajnë kaq afër?! A nuk është njeriu refleksion i shoqërisë që e ka? Unë as nuk po them se Gëzim Ostreni është patriot e as se është tradhtar. Vetëm po i numëroj postet që i ka pasur në këto 16 vitet e fundit. Veç thash… për ata që kanë sy e veshë. Kjo nuk vlen për ata që janë pa mend.

040331_gezim_ostreni_203

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *