Friday , May 24 2019

Ish shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe Stevo Maxhovski në paraburgim në Shutkë

Toni Jakimovski është dënuar me 30 ditë paraburgim, njëlloj si Stevo Maxhovski, si ish i punësuar në DSK, kurse Kristina Josifovskës i është shqiptuar masa e kujdesit, transmeton Nova.tv, përcjell Fakte.

Ky është rezultati i Gjykatës penale për të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës dhe shpenzim të parave të DSK-së. Në periudhën prej 10 viteve, 172 herë kanë marrë para nga arka speciale e DSK-së me çka kanë dëmtuar shtetin me vlerë prej 820 mijë euro.

Jakimovski është ish shefi i kabinetit të Sasho Mijallkov, deri sa ai ishte njeriu i parë i DSK-së. Jakimovski dhe tre të punësuar në DSK janë të dyshuar për keqpërdorime të parave shtetëroredhe dëmtim të buxhetit prej 50 milion denarësh, njoftojnë nga Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit./Portalb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *