Tuesday , March 2 2021

Ish-presidenti izraelit Peres në gjendje kritike

Ish-presidenti izraelit, Shimon Peres është në kujdesin intensiv pas pësimit të një goditje të rëndë, thonë zyrtarët mjekësorë.

Mjekët në Qendrën Mjekësore Sheba pranë Tel Avivit, ku është edhe duke u trajtuar Peres, thanë se ai ishte në një gjendje kritike por të qëndrueshme, shkruan BBC.

93 vjeçari është në gjendje kome, dhe është i detyruar të marrë frymë me ndihmën e respiratorit, transmeton KosovaPress.

Në janar ai iu nënshtrua një operacioni të vogël i cili rezultoi i suksesshëm, pasi pësoi një sulm në zemër.

“Goditja kishte shkaktuar shumë gjakderdhje”, tha shefi i qendrës mjekësore.

Djali i ish-presidentit, Chemi, tha se familja ishte duke kaluar në “orë të vështira”.

“Unë jam optimist. Unë besoj shumë në babin tim. Ai është një person unik. Dhe unë lutem me gjithë zemrën time, së bashku me familjen time, se gjërat do të përmirësohen nga tani e tutje”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *