Saturday , November 17 2018

Inxhinieri italian paralajmëroi se ura e Gjenovas duhej të rindërtohej

Një profesor i inxhinierisë kishte paralajmëruar gjatë vitit 2016 se e ashtuquajtura ura e Morandit pranë Gjenovas, e cila u shemb sot, duhej të rindërtohej tërësisht pasi që struktura e saj ishte përkeqësuar shumë shpejt.

Ura e Morandit e cila ishte pjesë e autostradës A10, e ndërtuar gjatë viteve 1960, iu ka nënshtruar riparimeve të gjëra në vitet 1980, 1990 dhe më së fundi në vitin 2016, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Një profesor i inxhinierisë paralajmëroi në vitin 2016 se e ashtuquajtura ura Morandi pranë Genoa, e cila u shemb sot, duhej të rindërtohej tërësisht pasi struktura e saj ishte përkeqësuar shumë shpejt.

“Shpenzimet e vazhdueshme për mirëmbajtjen e saj sugjerojnë se në pak vite këto kosto do të tejkalojnë kostot për rindërtimin e komplet urës”, pati deklaruar dy vjet më parë për revistën e inxhinierisë “ingengneri.info”, profesori i inxhinierisë në Universitetin e Gjenovës, Antonio Brencich.

Si pasojë e shembjes së urës Morandi në qytetin Gjenova të Italisë, kanë humbur jetën të paktë 22 persona, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.