Saturday , November 17 2018

Investime të mëdha në “institucionet e Serbisë” në Kosovë

Beogradi zyrtar ka njoftuar se investimet e paralajmëruara në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë do të orientohen në gjallërimin e kapaciteteve ekzistuese industriale, transmeton Koha.net.

Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të investohet në ndërmarrjet “Petoletka” në Leposaviq, “Lola” në Leshak dhe “Simpo” u Zubinom Potok.

“Qëllimi ynë është që të investojmë shumë mjete në institucionet tona në Kosovë, para së gjithash në sistemin shëndetësor, sepse në këtë mënyrë e manifestojmë praninë dhe fuqinë e Serbisë”, ka thënë për “kurir” Gjuriq

Ai ka vlerësuar se në Prishtinë është mënjanuar tema e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhje se kjo , sipas tij, nuk është e rastësishme.

“Shteti ynë nuk do të heqë dorë nga hetimet dhe as nga insistimi për përfshirjen e drejtpërdrejtë të faktorëve nga bashkësia ndërkombëtare për zbardhjen e vrasjes”, ka thënë Gjuriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.