Thursday , January 28 2021

Internet i ngadaltë, pëson shëndeti

Janë të shumta efektet që shkaktohen nga ngadalësimi i internetit

Të gjithë kemi provuar që nuk jemi të qetë kur interneti është i ngadaltë, por disa studiues na japin fakte që ai shkakton pothuajse të njëjtin efekt në rrahjet e zemrës, si në filmat horror.

Sipas një studimi nga marka e celularëve Ericsson, vonesat, edhe kur janë të vogla mund ta çojnë nivelin e stresit në nivele të larta. Studiuesit e zbuluan këtë fakt të këndshëm duke monitoruar rrahjet e zemrave të pjesëmarrësve që shikonin video.

Një vonesë dy sekonda në fillimin e videos, mund të shkaktonte rritjen e shpejtësisë së rrahjes së zemrës me tre për qind, shkruan noa.al. Njerëzit që kishin një vonesë gjashtë sekonda e ndjenin zemrën t’u rrihte me gjashtë për qind më shpesh në krahasim me ata pa vonesa.

Dhe nëse kishte disa vonesa, ishte edhe më keq.

Njerëzit që kishin një pauzë në video kur ajo kishte filluar, kishin një rritje me 15 për qind të rrahjeve të zemrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *