Tuesday , April 20 2021

Interkonjeksioni Shqipëri- Maqedoni, Rama: Ndihma gjermane është e para

Kryeministri Edi Rama thotë se Gjermania është një partner i pazëvendësueshëm në një rrugë të vështirë.

Deklarata e tij u bë sot nga Kryeministria, gjatë firmosje së marrëveshjes mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Shqipërisë për pjesën e dytë të financimit të projektit “Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri- Maqedoni”, transmeton Fakte.

Kreu i qeverisë e cilësoi projektin si të një rëndësie të veçantë, duke shtuar se Gjermania ka dhënë një kontribut fantastik.

“Por një nga xhevahiret më të shkëlqyer është kontributi i Gjermanisë për linjën e interkonjeksionit me Kosovën, një autostradë energjie jo vetëm për rritjen dhe diversitetit të energjisë, duke u vendosur në raport komplementar Shqipëria dhe Kosova por edhe në funksion të tregut rajonal. Ne çojmë më tutje projektin tjetër të interkonjeksionit me Maqedoninë, i cili është një lidhje tjetër energjetike nga Turqia, Bullgaria, Maqedoni dhe Shqipëri”, u shpreh Rama.

Sipas tij, ndihma gjermane është para dhe në volumin e parave e vendos Gjermaninë si një donator të pazëvendësueshëm, por mbi të gjitha është dije dhe kulturë administrimi.

Aui tha më tej se ka qenë një kohë jo para shumë vitesh që në Shqipëri mendohej se ishim të dytët pas Gjermanisë si një “luan i vogël” i ekonomisë, por Rama shtoi se beson, se kemi vite dritë larg Gjermanisë, duke thënë se shpreson të përfitojmë nga drita e diturisë.

“E vetmja gjë që duam është t’ju mundim në futboll. Më shumë se kaq nuk mund të arrijmë asnjëherë. Edhe nëse nuk ju mundim, në skuadrën tuaj ka shqiptarë. Gjermania ka fanellë hijerëndë. Në këtë bashkëpunim bilateral, Shkodran Mustafi ka fuqinë e interkonjeksionit, ose më shumë se kaq”, tha ai duke qeshur./NOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *