Monday , April 19 2021

INTERES MË TË MADH PËR REGJISTRIM SHMQSH “DR.PANÇE KARAGJOZOV”

Në afatin e parë të paraqitjes dhe regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë që filloië sot interes më të madh për regjistrim ka në SHMQSH “Dr.Pançe karagjozov” – Qyteti i Shkupit, ku për 578 vende të lira janë paraqitur 519 nxënës, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Prej atje theksojnë se në pajtueshmëri me raportet e shkollave për numrin e nxënësve të paraqitur deri më sot në mesditë, në kuadër të afatit të para nga gjithsej dy të planifikuarit për regjistrim në arsim të mesëm të obligueshëm, interes të dytë më të madh për regjistrim ka në SHMQSH Gjimnazi “Zef Lush marku” – Qyteti i Shkupit ku për 544 vende të lira janë paraqitur 325 nxënës me ç’rast pason SHMQSH “Vasill Antevski-Dren” – Qyteti i Shkupit, ku për 476 vende të lira janë paraqitur 290 nxënës.

Paraqitja do të realizohet edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa rezultatet nga regjistrimet dhe vendet e lira do të publikohen më 30 qershor të vitit 2016.

Testimi kualifikues do të organizohet nëpër shkolla më 1 korrik të vitit 2016, ndërsa rezultatet do të publikohen më 2 korrik të vitit 2016. Verifikimi i diturive të nxënësve nga bashkësitë do të realizohet në gjuhën në të cilën nxënësi e ka ndjekur mësimin në shkollën fillore.

Paraqitja e dytë nga afati i qershorit për regjistrim të nxënësit do të bëhet më 4 korrik të vitit 2016, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 6 korrik të vitit 2016.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të bëhet më 24 gusht të vitit 2016, ndërsa rezultatet nga regjistrimi i nxënësve dhe vendet e lira do të publikohen më 25 gusht të vitit 2016.

Shkollat të cilat në dy afatet e regjistrimit nuk i kanë mbushur vendet e konfirmuara për regjistrim në pajtueshmëri të konkursit, vazhdojnë me regjistrim të nxënësve deri më 31 gusht të vitit 2016.

Konkursi për regjistirm në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2016/2017, siguroi gjithsej 35.297 vende të nxënësve edhe atë 9.728 në gjuhën shqipe, 24.583 në gjuhën maqedonase952 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe, në të gjitha shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë.

Nga to 23.632 vende të dedikuara për arsim profesional, 10.985 për arsim gjimnazist. 476 arsim artistik dhe 206 për Akademinë sportive.

Numri i pikëve për regjistrim në shkollë të mesme në arsim gjimnazist është 60 pikë, për drejtimin shëndetësor 70 pikë, për drejtimin ekonomik, juridik dhe tregtar 60 pikë, për drejtimin e komunikacionit (për profilin arsimor teknik për komunikacion rrugor 55 pikë dhe për profilin arsimor teknik për transport dhe shpedicion 60 pikë) dhe për profili arsimor teknik për optikë të syve nga drejtimi shërbime personale 60 pikë, për drejtimin elektroteknikë – për elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë 55 pikë, për elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacione 50 pikë, ndërsa për profilet e tjera arsimore 45 pikë. Për profilet arsimore në kohëzgjatje trevjeçare numri i pikëve është 30 pikë për të gjithë profilet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *