Wednesday , June 23 2021

Incidenti në Çair, dy padi penale për Valon Belën

Valon Beta nuk është me keshilltar ne komunen e Cairit. Këtë e ka konfirmuar per Alsat kreu i komunës Izet Mexhiti, duke u përgjigjur shkurt se Bela është shkarkuar.

Lidhur me incidentin 9 qershorit që ndodhi në komunën e Çairit, Ministria e punëve të Brendshme deri tani ka marrë në pyetje disa persona, tetë prej të cilëve dyshon se kanë marrë pjesë në incident.

“Në SPB-Shkup në bisedë informative janë ftuar më shumë persona , tetë prej të cilëve dyshohen se jane kryerësit e veprës. Pas hetimit të plotë të rasrit do te ngrihen edhe padi penale”, njoftuan nga MPB.

Alsat meson se pas marrjes ne pyetje, policia ka informuar Prokurorine ne forme te shkruar se Valon Bela është i përfshirë në dy vepra penale, armë mbajtje pa leje dhe kercënim. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të dy personave që ende nuk janë marrë në pyetje, Prokuroria publike ende nuk kane dhënë asnjë informatë per rastin e kërcënimit të Mexhitit.

Me 9 qershor, Valon Bela dhe nje grup prej disa personash jane futur ne kabinetin e kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti të cilit i kanë lënë një mesazh kërcënues./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *