Saturday , February 27 2021

Incident i armatosur në Svillare

Mbrëmë rreth orës 19:30 minuta në fshatin Svillare të Shkupit ka ndodhur një incident i armatosur.

Siç mëson Fakte dy vëllezërit A.I. dhe T.I. djem të pronatit të një restoranti të njohur në Cair dhe njeri kontravers për opinionin V.I., kanë shtënë me armë automatike drejt kusheririt të tyre që ishte në xhipin e tij BMW X5. Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa motivi ka qenë llogari të papastruara financiare.

Të shtënat automatike kanë shqetësuar fshatarët por gjithashtu edhe fakti se rasti nuk është evidentuar fare në organet e rendit dhe nuk është përcejeĺluar nga asnjë medium. Kjo si rezultat i lidhjeve të ngushta të babait të sulmuesve me struktura të larta në MPB dhe pozita e dhëndërrit të tij në kabinetin qeveritar.

Njëri nga vëllezërit sulmues është përzgjedhur  të pranohet si inspektor në rradhët e MPB-së në konkursin e fundit.

FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *