Wednesday , April 21 2021

Inaugurohet salla e re sportive në Haraçinë

Sot në Haraçinë u bë përurimi i sallës së re sportive, projekt në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë. Në këtë manifestim prezent ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Abdilaqim Ademi, ish zv.kryeministri i Maqedonisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, autoritet e Komunës së Haraçinës në krye me kryetarin Brahim Ajvazi si dhe shumë banorë të fshatit Haraçinë.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi në fjalimin e tij tha se ky ndërtim është një prej ndërtimeve të shumta që gjatë viteve të fundit ka realizuar Komuna e Haraçinës.

Ai me këtë rast përmendi edhe realizimin e suksesshëm të asfaltimit të rrugëve, sidomos ajo e fshatit Grushinë si dhe shumë rrugica në Haraçinë. Ajvazi tha se kjo sallë është një projekt kapital i cili do të jetë në dobi të banorëve të fshatit sidomos për të rit të cilët do të mund ti zhvillojnë aftësitë e tyre sportive.

“Jam shumë i gëzuar me hapjen e sallës së re. Këtë sallë do të mund ta shfrytëzojnë dashamirët e sportit të cilët dëshirojnë që të arrinë diçka më tepër në aktivitetet sportive dhe argëtuese. Ne si Komunë hasemi në vështirësi me buxhetin por prap se prap kemi realizuar disa projekte në dobi të banorëve të Haraçinës duke asfaltuar shumë rrugë në Haraçinë. Kanali i Haraçinës është problem për gjithë ne prandaj nevoitet intervenim urgjent që i njejti të mbyllet sa më shpejtë sepse paraqet rrezik për shëndetin e banorëve të Haraçinës”, deklaroi mes tjerash kryetari i Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi.

Përveç hapjes së sallës së re sportive sot gjithashtu u bë e ditur se në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skendërbeu” është bërë edhe ndërrimi i dritareve të kësaj shkolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *