Thursday , December 13 2018

Inaugurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë

Dëshmorët e kombit Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha do të rivarrosen sot në ditën e inaugurimit të Kompleksit Memorial në Marinë të Skenderajt.

Procesi i zhvarrimit të dëshmorëve ka filluar më 19 qershor dhe ka përfunduar më 31 korrik të këtij viti, ku në fazën e parë janë zhvarrosur nga varrezat e Polacit 112 mbetje mortore të dëshmorëve dhe prej tyre 101 janë rivarrosur në Marinë, ndërsa në Vushtrri janë rivarrosur dy, në Landovicë dy, në Kleçkë një, pesë në Shtime dhe një në Ferizaj.

Në fazën e dytë janë zhvarrosur trupat e 53 dëshmorëve nga fshatrat e Drenasit dhe Skenderajt dhe janë rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë.

Në kompleksin memorial të Marinës sot do të jenë të pranishëm edhe tre krerët institucional të vendit, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.