Friday , April 23 2021

Inaugurohet “Jigit Pasha” në Çair, Izet Mexhiti prenë shiritin

Sot u inagurua për shërbim dhe për vizitorët kompleksi “Jigit Pasha” në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, raporton Anadolu Agency, transmeton Fakte.

Kompleksi Jigit Pasha i cili u restaurua me bashkëpunimin e Kryebashkisë së qytetit Bursa të Turqisë dhe Komunës së Çairit në Shkup, me lutje u inagurua për shërbimin e banorëve dhe për vizitorët.

Në ceremoninë e inagurimit të kompleksit, nga Turqia morën pjesë Kryebashkiaku i Bursas Recep Altepe dhe delegacioni i bashkisë, ndërkohë nga Maqedonia të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe Ministri i ekonomisë Driton Kuçi, Sekretari shtetëror në Ministrinë e kulturës Behixhudin Shehapi, politikanë dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalimin e mbajtur me rastin e ceremonisë, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se kompleksi “Jigit Pasha” paraqet arsye dhe kuptim të posaçëm për shtetasit turq që ta vizitojnë Maqedoninë.

“Pozitat vijnë e shkojnë, por veprat ngelin të përhershme. Bashkëpunimi dhe vëllazëria mes Kryebashkisë së Bursas dhe Komunës së Çairit nuk janë vetëm formale”, deklaroi Mexhidi, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy komunave është shumë i mirë dhe se së bashku kanë materializuar punime të mrekullueshme.

thumbs_b_c_1f5aeddf2aeb1f1c9e0b5790c2a591f5

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *