Wednesday , August 4 2021

Ilir Meta pret Ali Ahmetin, diskutohet për emrin e Maqedonisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në një takim, kreun  e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Takimi është zhvilluar në selinë e presidencës.

Me një postim në Facebook, Meta tregoi se ishte një takim i përzemërt, përcjell Fakte

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta:

Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti.

Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO./syri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *