Friday , April 23 2021

Ibraimi: Nuk duhet mbajtur zgjedhjet parlamentare pa u regjistruar popullsia

11 dhjetor është data e paracaktuar midis liderëve partiak që duhet finalizuar me 31 gusht të këtij viti në takimin e katër liderëve të katër partive më të mëdha politike për dhënien fund të krizës politike në vend.

Kjo datë ishte kërkesë para plotësimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si pastrimi i Listës Zgjedhore, si dhe rregullimi i medieve, kërkesa këto të dala nga Marrëveshja e Përzhinos e nënshkruar me garancitë ndërkombëtare.

Analisti politik, Selim Ibraimi në një prononcim për portalin TetovaSot ndërmjet tjerash theksoi se në parim nuk ka kushte për zgjedhje derisa nuk kemi regjistrimin e popullsisë.

“Se a do të mbahen apo jo do te varret nga kushtet e plotësuara deri në fund të gushtit.

Sipas dinamikës ato nuk janë plotësuar dhe procesi zgjedhor mund të jetë i dyshimtë.

Diaspora shqiptare ngel jashtë dhe shumë votues shqiptarë të listës famoze po ashtu sipas njoftimeve mund të eliminohen nga databazat shtetërore.

Në parim nuk ka kushte për zgjedhje derisa nuk kemi regjistrimin e popullsisë.”, deklaroi Selim Ibraimi për TetovaSot.

Përndryshe, paraprakisht u caktua mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 24 prill dhe me 5 qershor, por u anuluan këto dy data me arsyetimin se ende nuk janë plotësuar kushtet për organizimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe kredibile.

Insistimi për anulimin e zgjedhjeve u bë nga opozita maqedonase, ndërsa u përkrah nga faktori ndërkombëtar dhe partitë shqiptare./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *