Tuesday , June 22 2021

Ibrahimi: Në Tiranë shkuam dhe përkrahëm Platformën vetëm për hatër të Edi Ramës.

Nënkryetari i Besës Zeqirja Ibrahimi ka reaguar pas akuzave të shumta se kjo parti ka fajin më të madh për qëndrimet antikushtetuese dhe antishqiotare ndaj kërkesave të shqiptarëve dhe Platformës së tyre, meqë Besa ishte ajo që këmbëngulte se platforma e partive shqiptarë është produkt i Tiranës dhe se tryeza e partive shqipyare të Maqedonisë mund të realizohej vetëm në Tiranë, shkruan Fakte. Ibrahimi nuk demanton një fakt të tillë, madje shkuarjen në Tiranë dhe përkrahjen për platformën e arsyeton se e kanë bërë për hatër të Edi Ramës, dhe atij këtë ia kanë thënë. Ja postimin e plotë të Ibrahimit:

“Para se të na ftojnë më Tiranë (rikujtoj: ne nuk kishim kërkuar as të shkojmë, e as të dalim në syret atje), ne u thamë: “Merruni vesh ju çka të doni e ku të doni, që është në interes të shqiptarëve, dhe do ta keni mbështetjen tonë bllanko, por mos pritni të ulemi përballë atij që e nëpërkëmbi kaq vite shqiptarinë e Maqedonisë!”. 

Por, “kryeplaku me progresivët e vet” nuk e kishin hallin te interesi shqiptar, por vetëm donin të pozonin për ta shpëtuar jetën politike të atij që nuk ishte “kryeplaku”, por “kryefajtori”.
Prandaj e bënë si e bënë dhe organizuan takim në Tiranë. Dhe, ne e pranuam takimin për hatër të Kryeministrit. Dhe, ne e pranuam Deklaratën si dokument i përbashkët i joni (jo i Tiranës) për shkak të parimit “i mbrojmë interesat shqiptare”. Por, ne ia thamë edhe Kryeministrit edhe në opinion e kemi thënë: me kryetarin e BDI-së nuk ulemi në Shkup, se ai për ne është Kryefajtori i gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo i bie se Kryeministrit nuk ia prishëm, por i thamë se me kryefajtorë nuk ulemi në Shkup.
E pastaj, kur Kryefajtori, në mënyrë infantile, i doli zot autorësisë, ne i thamë: “Mos gënjej, sepse Deklarata nuk është e ytja, por është e përbashkët e të gjitha partive!”.
E që ta sabotojë implementimin e Deklaratës dhe ta mbajë në jetë Gruevskin, Kryefajtori kërkoi nga kryetari i LSDM-së që të deklarohej për Deklaratën para se ta merrte mandatin. (Rikujtoj: ne i dhamë nënshkrimet pa kushtëzime për pjesëmarrje në qeveri – vetëm që kështu ta largojmë Gruevskin nga skena).
E, duke e kushtëzuar Zaevin me dhënien e nënshkrimeve, Kryefajtori ia ofroi mundësinë Ivanovit që ta shkaktojë krizën.
Tash vlerësoni se kush kujt i ka shërbyer!”- ka shkruar në profilin e tij nënkryetari i Lëvizjes Besa, deputeti Zeqirja Ibrahimi./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *