Tuesday , December 18 2018

I shpërtheu makina në Vlorë, kush është shoferi që humbi gjymtyrët

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm, ku një makine i është montuar një sasi lënde plasëse, percjell Fakte.

Mësohet se është lënduar rëndë shtetasi Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703.

Ndërkohë është brenda sallës së operacionit, ndërsa bëhet me dije se ka humbur gjymtyrë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.