Wednesday , April 21 2021

Hyseni braktis takimin në Sllovaki, shkak rezoluta 1244

Në konferencën ministrore të procesit të Pragës për krizën me  migrantë e cila po mbahet në Bratisllavë, shteti nikoqir, Sllovakia nuk ka pranuar që Kosova të paraqitet me simbole shtetërore.

Mediat serbe raportojnë se kjo është bërë shkak që takimin ta lëshojë ministri I Punëve të Brendshëm të Kosoovës, Skënder Hyseni.

“Konferenca ka karakter ndërkombëtar e jo rajonal, dhe duke pasur parasysh që Sllovakia, Kosovën e ka prezantuar në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së” e cila ka zemëruar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skënder Hysenin”, shkruan Novosti, transmeton Klan Kosova.

Hyseni thuhet se dje ka lobuar për të paraqitur Kosovën në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, por se kërkesa e tij nuk është pranuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *