Saturday , January 23 2021

Hulumtimi i IRI-t: Portalet në Maqedoni po i sfidojnë televizionet

Hulumtimi i fundit i IRI tregoi se qytetarët e Maqedonisë për ngjarjet politike në vend po informohen nga portalet, transmeton TetovaSot.

Nëse në dhjetorin e vitit 2014 kjo përqindje ishte 19 %, në prillin e këtij viti është 37 %.

Anketa e Qendrës për hulumtime anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) është zbatuar nga 19 deri me 25 prill të vitit 2016.

Në pyetjen se kush është burimi i juaj kryesor për informacionet politike, 37 % e të anketuarve janë përgjigjur se informohen nga portalet. Në janarin e vitit 2016 ajo përqindje ka qenë 35 %, në vitin 2015 – 23 %, në dhjetor të vitit 2014-19 % e qytetarëve janë informuar nga portalet.

Televizionet edhe më andej e mbajnë vendin e parë si burim i informacionit, por për dallim prej dhjetorit të vitit 2014 kur 90 % nga qytetarët janë informuar nga televizionet, në muajin prill të vitit 2016 ajo përqindje është më e vogël për 2 %.

Në këtë periudhë ( dhjetor 2014- prill 2016 ) gazetat janë burim informacioni për 12-13 % të qytetarëve. Edhe te radio nuk ka ndryshime të mëdha, vetëm 5 deri ne 7 % e qytetarëve informohen nga radiot.

Anketa është zbatuar përmes intervistës fytyrë me fytyrë, tek 1.104 anketues të moshës nga 18 vjeç e më lartë./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *