Sunday , July 22 2018

HOXHAJ: MOSKA PUNON PËR DESTABILIZIMIN E BALLKANIT

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës Enver Hoxhaj, vlerëson se ndikimi i Rusisë paraqet kërcënim për sigurinë e Ballkanit, ndërsa marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit e ka vlerësuar si të dobishme për gjithë rajonin.

Gjatë vizitës zyrtare në Londër, ku është takuar me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan dhe përfaqësues të Parlamentit të Britanisë, Hoxhaj i ka shfaqur këto qëndrime.

“Për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan, të gjitha vendet duhet të përkushtohen në rrugën drejt BE-së, e në veçanti Serbia. Ballkani Perëndimor duhet ta kapitalizojë momentin pozitiv pas marrëveshjes Athinë – Shkup, derisa Kosova e Serbia po hyjnë në fazën finale të dialogut që duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.