Wednesday , October 24 2018

Hoxhaj: Inovacioni më i madh që BE-ja mund t’ia sjellë Kosovës është liberalizimi

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim zyrtar komisioneren e Bashkimit Evropian për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në këtë takim, siç njofton kumtesa, Hoxhaj theksoi se Kosova ka potencial të madh për inovacion, duke filluar nga popullsia e re në moshë, interesimi i shoqërisë civile, e deri tek investimet e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë.

Hoxhaj tha se është shumë i rëndësishëm lansimi i agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor nga ana e Komisionit Evropian, e në veçanti foli për rëndësinë e uljes së tarifave të roamingut për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është mëse e interesuar të investojë edhe më shumë në nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet inovacionit, mirëpo theksoi se regjimi i vizave për Kosovën ka kufizuar mundësitë e të rinjve kosovarë dhe ndërmarrësve që të kenë qasje në të rejat më të fundit në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë të gjithë Evropës.

“Prandaj, inovacioni më i madh që mund t’i sjellë BE-ja Kosovës tanië, është liberalizimi i vizave. Ne mund të jemi vend i vogël për nga territori, vend i vogël për nga popullsia, dhe në kuptimin e ekonomisë sonë e cila është në zhvillim e sipër, mirëpo ajo se çfarë ka parë dje komisionerja Gabriel, në vizitat e saj, tregon më së miri potencialin që vendi ynë ka”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj në konferencën për shtyp pas takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.