SHARE

Shkruan: Hamdi Nuhiju

Hoxhallarët shqiptar gjatë tërë historisë kanë qenë bartësit e proceseve të ndryshme kombëtare dhe fetare për edukimin e brezave të rinj. Ata kanë luajtur rrol kyç në të gjitha këto procese duke u bërë ballë presioneve dhe përçarjeve të ndryshme të interesave të ngushta shoqërore.

Në secilën rrethanë historike, hoxhallarët kanë ditur që të luajnë një rrol konstruktiv në nxjerrjen në pah e të vërtetës duke mos iu frikësuar askujt. As stuhitë e Lindjes dhe as të Perëndimit nuk kanë mundur që të shtrembërojnë dhe frikësojnë ato. Ato kanë qëndruar të palëkundur dhe kanë kërkuar që vlerat të janë primare në identitetin kombëtar dhe fetar.

Kumanovarët e njohin mirë Rexhail Azirin. Ai nuk është vetëm hoxha trim i fshatit Llopat, por një njeri që para disa kohësh ish lideri i tij politik, Zijadin Sela mburrej që e ka, ndërsa Elmi Aziri haptë shtigje dhe promovohej në Komunën e Likovës në saje të hijes së tij.

Rexhail Aziri ka mbajtur me bukë shumë njerëz, ka ndihmuar në shkollimin e studentëve shqiptar që i kanë pasur kushtet e vështira. Mjafton që të jesh në rrugën e drejtë kombëtare dhe fetare e që të kesh përkrahjen e tij. Por ai u zhgënjye, u thye nga ata që i besoi më së shumti. U lodh nga maskat dhe e pavërteta që mbretëronte në Aleancën për Shqiptarët e cila si parti investoi mjaft në ndërtimin e kultit të liderit, atë të Zijadin Selës. Edhe Aleanca për Shqiptarët nuk ndryshonte aspak nga partitë e tjera shqiptare, duke u shndërruar në një parti-lider që po ia hoqe Zijadin Selën do të zhdukesh nga skena politike.

Aleanca për Shqiptarët sa ishte në pushtet përmes ministrave të saj luante edhe me ndjenjat e popullatës dhe njerëzve në hall duke përmendur terme si HOKUS POKUS. E mbani mend tragjedinë që ndodhi në Gostivar, tragjedi helmimi, dhe retorikën e ministrit të atëhershëm të shëndetësisë, Arben Taravari.

Hoxha Rexhail përveç që ka shumë miq, ai tashmë ka krijuar edhe shumë armiq për shkak të qëndrimit të tij në anën e të Vërtetës. Të qëndrosh gjithmonë në të Vërtetën don të thotë që të jesh i përgatitur edhe për armiq.

Kështu nga zemra e thyer dhe tradhtia e pabesë e ish partiakëve të tij, Zijadin Sela dhe Elmi Aziri, ai me 11 maj të vitit 2018, nga salla e ish Komitetit në Kumanovë, para mbi 200 të pranishmëve e zbuloi të vërtetën për Aleancën për Shqiptarët.

“Sot do të themelojmë një Këshillë të themeluesve të Aleancës, për ta parë të vërtetën e Aleancës, por për të parë të vërtetën e të gjithë juve, ardhmërisë. Sepse të gjithë politikanët që i kemi kanë maska, maska në fytyrë, maska në sy, në mendje, në klane, duam që ato maska t`i shpalosim. Ne kemi qenë themelues edhe ata që e kemi dhënë edhe gojën e bukës të familjes për një ardhmëri, për një ndryshim. Por, më duket se maskat ishin shumë të maskuara mirë dhe në fund i pamë se nuk bën. Për ata sot ju kemi ftuar që të ju njoftojmë me Këshillin dhe të ju arsyetojmë se nuk ikim nga e Vërteta. Kur e kemi parë të vërtetën, jemi bashkangjitur, por edhe kur do të dalim në opinion prapë me të vërtetën do të merremi. “, theksoi Rexhail Aziri me 11 maj të vitit 2018.

Qysh prej asaj dite e deri më sot, po mbretëron një heshtje frikësuese në selinë e Aleancës për Shqiptarët. Nuk reagoi as Zijadin Sela si shqiponjë me dy krena, e as Arben Taravari i cili Faton Murselit i patë thënë para bashkë partiakëve të tij se ke nevojë për tretman psikiatrik.

Zijadin Sela, Elmi Aziri dhe Arben Taravari duken të trembur nga hoxha Rexhail apo nga E Vërteta e Hidhur?

SHARE