Tuesday , January 19 2021

Hoda përshëndet bashkimin opozitar: Ky ka qenë edhe misioni i UÇK-së

Kryetari i OVL-UÇK, Besim Hoda e përgëzon koalicioni mes LR-PDSH-së, RDK-së dhe partisë UNITETI. Ai thotë se bashkimi i partive shqiptare ka qenë edhe mision i luftës së lavdishme të shqiptarëve në vitin 2001, mirëpo ky koalicion është mirë që të ketë efektin maksimal e jo vetëm të mbetet si premtim deklarativ.

“Njëherit e përshëndes këtë bashkim të opozitës jashtëparlamentare shqiptare. Ky ka qenë edhe misioni i OVL-UÇK-së si dhe vet UÇK-së në vitin 2001 dhe urojm që ky bashkim të mos jetë vetëm deklarativ por të jetë për të mirën e përgjithshme të shqiptarëve që do tu sjellë të mira kombit në përgjithësi dhe jo vetëm individëve të caktuar. Sturkturat politike që deri tani kanë marë përsipër ti prezantojnë shqiptarët, kanë dështuar në planin e prezentimit të tyre dhe urojmë që strukturat e reja që kanë dal dhe shumë herë kemi theksuar që ky bashkim është dashur të bëhet shumë më herët dhe vetëm të bashkuar shqiptarët mund të arrisin diçka”, ka deklaruar Hoda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *