Thursday , August 5 2021

Hit në Internet: Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, lëshoi në përdorim kontejnerë (foto)

Një ceremoni solemne, në të cilën kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, lëshon në përdorim disa kontejnerë për mbeturina, është bërë hit i vërtetë në internet, shkruan Fakte. Sipas mediumeve lokale, Rakiq në solemnitetin në fjalë ka mbajtur edhe një fjalim rasti, në të cilin ka cekur rëndësinë e këtyre kontejnerëve në ruajtjen e pastërtisë dhe ambientit jetësor.

Fotografia e prerjes së shiritit të kuq, dhe e tërë ceremonisë rreth këtij “solemniteti” është bërë virale në rrjetet sociale, duke u tallur me kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Rakiq./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *