Wednesday , April 21 2021

Histori lëmsh: Fallanga në “luftë” me komitët

Se bashkëqytetarët tanë maqedonas e kanë bërë lëmsh historinë e tyre, dhe me këtë kanë problem edhe me përcaktimin e saktë të identitetit kombëtar flet edhe kremtimi i djeshëm i Ilindenit në Krushevë, shkruan Fakte. Për dallim nga vite më herët. kur në librat e historisë shkruante se maqedonasit e sotshëm janë pasardhës të sllavëve të ardhur nga Karpatet, e shprehur edhe nga kreu i shtetit Gligorov publikisht, vitetve të fundit, partia e Gruevskit OBRM-PDUKM e ndihmuar edhe nga BDI po rishkruan historinë maqedonase, duke paraqitur lidhje direkte me maqedonasit antik dhe Lekën e Madh (Aleksandar Makedonski).

Përkundër kundërshtimeve nga fqiu jugor Greqia dhe faktori ndërkombëtar për antikizimin e vendit, pasi kjo thellonte krizën me Greqinë dhe bllokonte edhe më tepër aspiratat për integrim të vendit, u vazhdua me emërimin e objekteve kyçe (autostradë, stadium, aeroport, sheshe,…) me emrin e Lekës së Madh dhe u realizua projekti “Shkupi 2014” me qëllim t’i jepet pamje antike kryeqytetit. Joshës të turistëve që po i subvencionon qeveria, të veshur në tesha të ushtarëve të Lekës, “fallanga” me mburroja shëtisin sheshit të Shkupit.

Në kremtimin e Ilindenit në Krushevë gjithashtu u paraqit Fallanga, e veshur me veshje ushtarake, duke demonstruar veprime “luftarake”. Ndaj kujt? Ndaj Komitëve?/FAKTE.Net

image-0-02-01-9ca783bc3c13692cdf022ee0cccabfd18d09092a549a6aec10b937bfddc5a7ff-V-266x266

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *