Wednesday , March 3 2021

Hiqet “badinteri” nga ligji për Prokurorin special

Teksti i Ligjit për Prokurorinë Speciale, i përpiluar bashkërisht nga 4 partitë politike dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë, është ndryshuar rrugës për në Kuvend nga përfaqësuesit e VMRO-së, merr vesh Alsat M. Në mënyrë tinëzare është shkurtuar neni i cili garantonte votimin me Badinter të Prokurores Speciale dhe anëtarëve të ekipit të saj.

Kjo tentativë e ulët e VMRO-së është pikasur nga ndërmjetësi në bisedime, Piter Van Haute, i cili ka njoftuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare, pak para fillimit të seancës. Kjo tentativë është diskutuar dje në takimin e grupit të punës. Burime nga bisedimet theksojnë për Alsat M se pasi është konstatuar që falsifikimi është kryer nga VMRO DPMNE-ja, ndërmjetësi Piter Van Haute ka përjashtuar përfaqësuesin e tyre Nikolla Todorov nga grupi i punës.

Todorov është konsideruar si jo-i besueshëm për të marrë pjesë në punimet e mëtejshme të grupit. Ndërkohë, në Ligjin për Prokurori Speciale, edhe më tej ka mbetur i garantuar parimi i Badinterit, gjatë zgjedhjes së prokurorëve dhe ekipit tjetër. BDI-ja dëshiron që të imponojë Badinterin edhe në votimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por deri tani partitë e tjera politike, kryesisht VMRO DPMNE-ja, hezitojnë. Ndryshe, grupi i punës nuk do të mblidhet deri të hënën, për shkak të largimi të përkohshëm nga vendi të ndërmjetësve ndërkombëtarë. Të hënën vazhdojnë bisedimet për Kodin Zgjedhor dhe mediat./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *