Himarë, mjeti lundrues godet për vdekje notuesin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Himarës paraditen e sotme, teksa në një largësi prej 50 metrash nga bregu, në det është gjetur një person me shenja dhe dëmtime serioze në shpinë dhe gjymtyrë.

Personi i moshës 40-50 vjeç u transportua për në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga këqyrja e viktimës dyshohet se, ai mund të jetë goditur nga një mjet i shpejtë ujore, i cili më pas është larguar me shpejtësi. Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa personi ende i paidentifikuar dyshohet të jetë shtetas i huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *