Wednesday , March 3 2021

Hillary Clinton, e para grua drejt Shtëpisë së Bardhë

Hillary Clinton ka hyrë në historinë e SHBA-ve, si e para grua që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente, në radhët e një prej partive kryesore në Shtetet e Bashkuara.

Kandidimi zyrtar erdhi ditën e djeshme, pas kalimit të kufirit prej 2.383 votave të delegatëve demokratë të mbledhur në konventën e Filadelfia.

Në një shenjë solidariteti dhe bashkimi, ish-rivali i saj Bernie Sanders kërkoi ndërprerjen e numërimit të mëtejshëm, pasi u kalua kufiri i nevojshëm dhe bëri thirrje që procedura e votimit të bëhej me zë.

Tashmë Clinton është zytarisht në garë për Shtëpinë e Bardhë dhe do të përballet me kandidatit republikan për president Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *