Friday , April 23 2021

Hetohet martesa e të miturve në Malishevë

Në prani të miqve dhe familjarëve F. Sh nga fshatiNgucat i komunës së Malishevës dhe Z. K. nga fshati Javor i Suharekës i dhanë fund beqarisë së tyre, transmeton Fakte.

Megjithëse kjo tingëllon si një dasmë e rregullt me të ftuar, muzikë, hare e gëzim, nuk është aspak e tillë.

Kjo pasi të sapomartuarit janë vetëm fëmijë.

Që këta janë të mitur dhe kjo nënkupton vepër kundër ligjit nuk i pengoi prindërit e këtyre të rinjve të mos i shtyjnë drejt martesës.

Për ketë të martën Qendra për Punë Sociale në ketë komunë ka filluar të merret me rastin, njëkohësisht edhe Prokuroria në Gjakovë.

I kontaktuar përmes telefonit, kryeprokurori Ali Selimaj ka thënë se tashmë është konfirmuar se të rinjtë i përkasin moshës 15 vjeçe dhe të nesërmen do të dalin me një raport mbi hapat që do ndërmerren./Albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *