Wednesday , December 12 2018

Helikopteri ushtarak turk rrëzohet në një zonë banimi në Stamboll – raportohet për tre të vdekur (Foto/Video)

Së paku tre të vdekur dhe një i plagosur pasi një helikopter ushtarak turk u rrëzua në një zonë banimi në rrethinat e Stambollit, njoftoi media lokale.

Së paku deri më tani, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk dihet shkaku i aksidentit.

Po sipas mediave, aeroplani u rrëzua ndërsa fluturonte mbi Sancaktepe, një lagje në lindje të Stambollit.

Helikopteri thuhet se po kthehej nga një fluturim trajnimi rutinë dhe u rrëzua gjatë uljes në një bazë ushtarake aty pranë. /Telegrafi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.