Thursday , January 28 2021

Helikopterët ushtarakë rusë arritën në Serbi

Dy helikopterë ushtarakë rusë Mi-17 janë fluturaket e para që janë blerë jashtë për nevojat Ushtrisë serbe pas 29 vjetësh.

Ata që nga sot janë pjesë e eskadrilës së US=-së e në pranim-dorëzimin e tyre morën pjesë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, krerë të US-së dhe përfaqësues ushtarakë rusë, njofton aljazeera, transmeton Koha .net.

Helikopteri Mi-17 bart peshë deri 4.500 kilogramë dhe zhvillon shpejtësinë maksimale deri në 262 kilometra në orë. Ai bart 36 udhëtarë, ose 24 parashutistë dhe 12 të plagosur.
Është i gjatë 18,6 metra , i lartë 4,7 metra, ndërsa pesha maksimale e tij gjatë fluturimit është 13.000 kilogramë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *