Saturday , June 19 2021

Hekurudhat e Maqedonisë, Punëtorët kërkojnë rrogat e papaguara

Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni është ndërprerë, nuk qarkullojnë as trenat e udhëtarëve e as ata të mallrave.

Të punësuarit në “Hekurudhat e Maqedonisë” janë në grevë dhe kërkojnë pagesën urgjente të dy rrogave të mbetura për gjysmën e dytë të dhjetorit dhe rrogën e  janarit.

Ata janë të revoltuar nga menaxhmenti, pasi vonesat e rrogave ndodhin tashmë vite me radhë, por askush nuk merret seriozisht me zgjidhjen e këtij problemi. Drejtuesit e ndërmarrjes nuk respektuan as marrëveshjen e fundit që rata e dytë e dhjetorit të paguhet deri ditën e premte.

“Kjo grevë do të thotë se është ndërprerë komunikacioni hekurudhor, edhe i mallrave edhe i udhëtarëve. Kjo ndërprerje vlen derisa nuk shlyhen të gjitha pagat e mbetura të të punësuarve dhe derisa nuk mundësohet marrja e rrogave deri më datën 15 si një rrogë e vetme, e jo si në të kaluarën në dy pjesë”,– tha përfaqësuesi i të punësuarve, Gjoko  Ilevski.

Rreth 2 milionë euro nevojiten për të shlyer rrogat e rreth 2.500 të punësuarve.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se tashmë janë paguar një pjesë e rrogave të prapambetura.

“Të premten, të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë” iu paguan të hollat e parapara për ndihmën e punës në hekurudhë. Bëhet fjalë për 390 milionë denarë që janë transferuar në xhirollogarinë e ndërmarrjes”,- thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *