Thursday , November 15 2018

Haxhiu: Do të ketë korrigjim kufijsh me Serbinë

Madje, ai pretendon se është i pari që ka gjetur vlerësimin më adekuat të situatës politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të demarkimit.

Haxhiu në këtë intervistë të dhënë për “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka thënë se procesi i demarkimit me Serbinë do të ketë korrigjim kufijsh, percjell Fakte.

“E kam ditur që do të ndodhë demarkimi me Serbinë, pas demarkimit me Malin e Zi. Po t’i shikoni gjërat që i kam shkruar, edhe kur e kam pasur polemikën me drejtoreshën e gazetës ‘Politika’ dhe me kryetaren e gazetarëve të Serbisë, kam thënë se demarkimi me Serbinë do të ketë korrigjim kufijsh”.

“Për ata të cilët kanë sens politik të ngjarjeve, nuk flasin me emocione, nuk janë hipokritë… Unë kam vendosur një kriter të së ardhmes. Dhe të tjerët të cilët kanë vendosur kriter emocional, ndoshta edhe në mungesë të dijes, ose që kanë pasur armiqësi me emra të përveçëm, realisht i kanë bërë dëm opinionit publik”.

Madje, sipas tij, ata njerëz as nuk kuptojnë se çfarë do të ndodhë, e as çfarë janë rrethanat politike dhe cila është forca e shteteve që do të vendosin se si do të duket harta ballkanike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.