Thursday , April 22 2021

Haxhi Krasniqi premton fitore të madhe sonte

Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi ka deklaruar se është gati për ndeshjen e sotshme, ku do të luftojë për titujt WBA dhe WBO Intercontinental në kategorinë e mesme, transmeton Fakte. Ai do të përballet me Jurgen Dobersteinin dhe në konferencën e fundit për media, ai është shprehur shumë optimist. Këta tituj do t’i japin mundësinë boksierit që të luftojë më pas për titullin e botës.

“Jurgen Doberstein është puna ime të premten dhe e di si ta mposht. Kam ushtruar në Amerikë dhe Kanada edhe para sparingut, në bjeshkët e Bavarisë me trajnerin Sepp Maurer. Kam peshën e duhur dhe një “Doberman” (nofka e Dobersteinit) nuk mund të më ndalë në rrugën time drejt titullit të botës”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tani renditet i pesti në kategorinë e mesme ka 45 fitore dhe katër humbje, ndërsa “Dobermani” ka 20 fitore 2 humbje dhe 1 barazim.

Meçi i sotshëm fillon në ora 19./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *