Tuesday , July 27 2021

Haxhi Krasniqi nuk e harron shkollën e tij të parë në Junik (Foto)

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi ka kujtuar fëmijërinë e tij si nxënës duke publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar pikërisht para shkollës fillore në Junik.

Në imazh, ai shfaqet në hyrje të shkollës “Edmond Hoxha”. Boksieri ka treguar se pikërisht në këtë shkollë i ka mësuar shkronjat e para.

“Në këtë objekt i mësova shkronjat e para… Juniku”, shkruan në përshkrimin e fotografisë, njofton Telegrafi.

Shkolla ku ka mësuar boksieri i famshëm.

Kujtojmë se Robin Krasniqi ka lindur në Junik në vitin 1987, ndërsa si fëmijë u shpërngul në Gjermani me familjen e tij, ku më pas ndoqi karrierën si boksier.

Ai ka qenë dy herë sfidues për titullin e botës në peshat e lehta. Në vitin 2013 humbi nga Nathan Cleverly, kurse në vitin 2015 nga Jurgen Brahmer. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *