Friday , April 23 2021

Hasanbeg, vijojnë varrimet, 1 foshnje akoma e zhdukur

Në varrezat e fshatit Hasanbeg janë varrosur pesë viktimat e para nga katastrofa që preku këtë vendbanim. Këtë e konfirmoi për Alsat, Fejsall Kadriu një nga imamet e fshatit i cili shboi se gjatë ditës edhe dy familje po bëjnë përgatitjet për varrimin edhe të dy viktimave të tjera, raporton Fakte. Hoxha Kadriu madje tha se nga personat e zhdukur në kërkim është edhe një vajzë e vogël per të cilën familja nuk ka asnjë njohuri se ku mund ta kenë
bartur dallgët e ujit.
Рог, hasanbegasit në përgjithësi edhe sot u zgjuan të trishtuar nga katastrofa natyrore që kishte prekur këtë
lagje. Shumë familje, shtëpitë e të cilëve i vizitoi Alsat ishin akoma nën ujë dhe çdo gjë brenda tyre ishite e shkatërruar dhe e kalbur. Banorët gjithashtu vazhdojnë të drejtojnë kritika ndaj institucioneve kompetente që nuk ndihmojnë në pastrimin rrugëve në brendësi të fshatit.

Foshnja 15 muajsh raportohet të jetë i zhdukuri më i ri nga përmbytjet në Hasanbeg të Shkupit. Jozyrtarisht nga
banorët mësojmë se foshnja është zhdukur bashkë me të atin trupi i të cilit është gjetur por akoma po kërkohet
per fëmijën. Megjithatë banorët ankohen se nuk ka asnjë organizim nga autoritetet shterërore per të ndihmuar dhe organizuar banorët të cilet po ashtu, edhe pothuajse 40 ore pas permbytjeve nuk dine saktë sa bashkërshatarë të tyre rezultojnë të zhdukur dhe as ku t’i kërkojnë.
Ambulanca private në Hasanbeg dje pasdite dhe sot ka filluar te pranoje shume femiје me simptoma te vjelljes,
barkqitjes dhe temperatures, simptoma keto që sipas doktoreshës së ambulances Sejlan Murrezani jane shkaku i papastërtisë. Ajo thotë se që nga çasti i fatkeqësisë ka pranuar gjatë gjithë kohës të lënduar, disa prej të cilëve jane trajtuar аѓу kurse disa udhezohen per në spitalin e qytetit përderisa ata vetë punojnë ne kushte te jashtëzakonshme, pa rrymë dhe pa ilaçe re mjafrueshme. Murrezani rhote se nuk jane vizituar nga ministria e shëndetësisë dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë tjetër deri tani./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *