Saturday , June 19 2021

Harmonizohen qëndrimet, Qeveria e re para formimit

Nga burime të larta në BDI, Televizioni “Telma” raporton se janë harmonizuar pothuajse të gjitha çështjet me LSDM-në dhe pritet që së shpejti të formohet qeveria e re, shkruan Fakte. Sipas këtij burimi, ligji për gjuhën shqipe tanimë është harmonizuar dhe nuk del nga korniza kushtetuese, ndërkohë që siguron përdorim të barabartë me gjuhën maqedonase.

Ndryshe, ditë më parë u takuan liderët e partive politike shqiptare dhe shqyrtuan çështjen e gjuhës shqipe si dhe pikat tjera të Platformës shqiptare kundrejt bisedimeve me LSDM-në për formim të qeverisë. Në këtë takim mungoi Besa, e cila nuk bën të qartë nëse tërhiqet nga Platforma ose jo, pasi kushtëzpn çdo aktivitet të saj me ftesë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *