Thursday , December 13 2018

Haradinaj: S’është mirë të kemi njerëz me aktakuza në Qeveri, por s’ndërhyj në përzgjedhjet e partive të koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është mirë që të ketë njerëz me aktakuza në Qeveri, por ka shtuar se nuk ndërhyn në përzgjedhjet e partive tjera të koalicionit.

Këtë deklaratë, Haradinaj e dha pasi u pyet lidhur me emërimin e Endrit Shalës së Nismës në pozitën e ministrit të Tregtisë. Shala është i akuzuar për gjuajtje me armë, gjatë një ndeje në odën e të parit të Nismës, Fatmir Limaj.

Haradinaj në konferencë është pyetur edhe rreth shkarkimit të Bajram Hasanit nga pozita e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë dhe emërimin në vend të tij të Endrit Shalës.

“Rasti i ministrit të Tregtisë, vlerësimi nuk ka qenë i imi. Ju siguroj se ministrat janë propozime politike. Rasti konkret i Abelardit mendoj se është ministër që e ka kryer shumë mirë punën e vet. Emërimi i z. Endrit Shala nuk është përzgjedhja ime. Ai e ka një aktakuzë për gjuajtje me armë, por unë nuk do të ndërhyj. Mirë është me e pas Qeverinë pa njerëz me aktakuza”, tha Haradinaj, percjell Fakte.

Haradinaj tha se Abelard Tahiri ende është ministër i Drejtësisë dhe se nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për arsyet e ofrimit të dorëheqjes së tij. Por ka thënë se duket të jenë probleme të brendshme të partnerit të koalicionit PDK-së.

Haradinaj ka thënë se nuk e di nëse dorëheqja e tij lidhet me vizitën që ministri Tahiri e bëri në Liqenin e Ujmanit së bashku me presidentin Thaçi.

Kryeministri ka shtuar se është në konsulta me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe është çështje e tyre nëse duan të ndërrojnë ministrat e tyre në kabinetin qeveritar./KP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.