Wednesday , December 12 2018

Haradinaj: Nuk bën të dështojmë me furnizim me rrymë gjatë dimrit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se këtë vit nuk bën të ketë dështim me furnizim me rrymë.

Madje ai i ka dhënë një porosi drejtorit të KEK-ut Nijazi Thaçi, se nëse gjatë dimrit do të ketë mungesë të energjisë do të kenë telashe mes vete.

Haradinaj, gjatë vizitës që sot i ka bërë Kosovës A dhe Kosovës B, ka kërkuar që të lëshohet në prodhim çdo bllok i mundshëm dhe të luftohet për çdo megavat të vendit.
Ai bëri të ditur se që nga 15 dhjetori do të futet në sistem edhe blloku B1 i Kosovës B, që sipas tij do të bëhen 800 megavat të Kosovës që do të jenë në prodhim.

Është bërë e ditur se aktualisht në prodhim janë rreth 530 megavatë për konsum dhe se 400 megavatë duhet të sigurohen nga importi.

Kreu i Qeverisë ka thënë se remontet dhe proceset tjera të bëhen në një kohë më të përshtatshme dhe të mos bëhen në dimër.

Haradinaj është shprehur se KEK-u e ka barrën kryesore për furnizim të qytetarëve me energji elektrike.

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe për KEDS-in, ku ka thënë se duhet të respektohet kontrata dhe Kosova, ku ai tha se është e papranueshme që qytetarët të përballen me ndërprerje të energjisë me orë të tëra.

Kurse, drejtori i KEK-ut, Nijazi Thaçi, ka thënë se e ka njoftuar kryeministrin për problemet që i kanë dhe për masat që i kanë marrë për ta kaluar dimrin sa më lehtë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, para takimit që ka pasur me menaxhmentin e KEK-ut ka zhvilluar një vizitë në Kosovën A dhe Kosovën B./KP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.