Tuesday , March 26 2019

Haradinaj: Nderim të përjetshëm për të rënët në flakën e janarit (FOTO)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë mesditën e sotme homazhe tek lapidari dhe varret e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Gjilan, për nder të 35 vjetorit të rënies se tyre.

Haradinaj aty takoi edhe familjarët e heronjve dhe qytetar që u bashkuan për homazhe, njofton Klan Kosova.

Me ta bashkë bisedoi goxha gjatë rreth luftës dhe historisë së këtyre familjeve, me këtë rast, Haradinaj tha se të dy heronjtë kanë pasur vlera të jashtëzakonshme.

“Që të dy këta kanë pas vlera të jashtëzakonshme, edhe kombëtare, edhe intelektuale. Nderim i përjetshëm për heronjtë dhe të gjithë të tjerë që janë të rënë në flakën e janarit”, tha Haradinaj.

Ai tha se rënia e këtyre heronjve, bën kthesën se shqiptarët e Kosovës do ta marrin përsipër çlirimin e vet.

“Arsyeja pse pata dëshire më i thënë dy fjalë është s kjo ngjarje në vete është e veçantë pasi pas përpjekjeve të gjata, kombëtare atdhetare, është përballja e parë me armë. Është rasti i patriotit Tahir Meha, një atdhetar që është sulmuar në shtëpi të vet. Kurse ky është rasti i parë kur dy luftëtarë bijnë në luftime. Si i këtillë  e çon një porosi dhe  bën kthesën se shqiptarët e Kosovës do ta marrin përsipër çlirimin e vet”, tha Haradinaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *