Thursday , November 15 2018

Haradinaj: Liberalizimi do të ndodhë, por të mos hedhim bërllok

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk di asgjë se çfarë është biseduar në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dy ditë me parë. Ai  tha se do të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën, por porositi qytetarët ta ruajnë ambientin, sepse në Evropë nuk shkohet duke hedhur mbeturina.

Shefi ekzekutivit ka dalë sot pranë parkut të Gërmisë në kryeqytet, në kuadër të fushatës tre mujore “Ta pastrojmë Kosovën”, ndërkohë ka pranuar se në të kaluarën nuk ka bërë sa duhet për të mbajt një ambient të pastër në Kosovë, percjell Fakte.

Haradinaj ka thënë se derisa Kosova kërkon liberalizimin e vizave, duhet të mbajë vendin pa mbeturina, sepse siç tha ai nuk është Evropë me ambient jo të pastër.

Megjithatë, sipas tij, lëvizja e lirë do të bëhet.

Kreu i ekzekutivit ndonëse shprehte i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodh, por thotë se në Evropë nuk shkohet kur i gjithë vendi është i mbushur me bërllok.

“Implmentimi do të jetë problem, por do të punojmë. Po ankoheni që s’ka liberalizimi. Kanë me na dhanë se është e drejta e jona, por duhet të punojmë në këtë drejtim. A bon prej tash e tutje mos me hedh bërllok të gjithë bashkë?”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të votojnë ata që nuk kanë respekt për hapësirat e përbashkëta.

“Shihet qe ka mungu një kujdes. I bëj thirrje kryetarit të Komunës dhe të gjithëve që të kujdesen për ambientin. Nuk duhet shumë para për me i heq mbetjet inerte. Këto pjesë këtu në hyrje të Gërmisë duhet të bëhen parqe”, tha ai, raporton KP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.