Wednesday , December 12 2018

Haradinaj: Kur iu dëmtua vendi, Serbisë iu kujtua CEFTA – taksa prej 100% është realitet

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka komentuar ashpërsimin e vendimit duke rritur taksën deri në 100% ndaj produkteve të Serbisë.

Ai ka thënë se ky veprim është bërë pas gjithë analizave të bëra, ku rezulton se Serbia me agresivitetin e saj ka shkelur çdo marrëveshje të CEFTA-s, percjell Fakte.

”Ne kemi bërë një analizë të marrëveshjes së CEFTA-s. Serbia i ka vendosur Kosovës barrier jotarifore”.

”E ka vështirësuar dakordimin e analizave të produkteve, e ka bërë të pamundshëm hyrjen e transportit, e ka penguar transportin. Ajo ka marr plotë masa me të cilat Serbia nuk e ka respektuar CEFTA-n”.

”Kjo është një masë legjitime e institucioneve të Kosovës, jo nga qejfi, kjo ishte paralajmëruar. Tashmë kjo është realitet dhe pritet të zbatohet”.

”Serbisë tash i ra ndërmend se ka CEFTA. Kur iu dëmtua vendi i saj, iu kujtua se ka CEFTA, po a, atëherë le të ballafaqohet. Ne kemi sfida, kemi probleme duhet të punojmë në shërbim të interesave të vendit, por nuk duhet të heqim dorë nga mbrojtja jonë. Taksa e sotme prej 100% u bë nga zori, jo prej qejfit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.