Thursday , December 13 2018

HARADINAJ: JAM I LUMTUR PËR TË ARRITURAT E TAKIMEVE TË PËRBASHKËTA KOSOVË- SHQIPËRI

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shpallur të hapur mbledhjen e dy qeverive.

Haradinaj është shprehur i lumtur për arritjen e marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, shkruan Insajderi.

“Jam i lumtur për të arriturat e këtij takimi të përbashkët dhe jam i bindur që mundësia që të nënshkruajmë 9 marrëveshje dhe protokolle do të qojnë në një të ardhme të afërt deri në unifikimin e ekonomive tona dhe jo vetëm ka”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri Haradinaj ka premtuar se bashkëpunimin mes Kosovës e Shqipërisë do të vazhdojë pandalshëm
“E di që populli I Kosovës dhe ai i Shqipërisë presin më shumë nga ne dhe nga këtu do të vazhdojmë pa ndalshëm në punët që na presin e që janë të shumta dhe sfiduese me punë e përkushtim ne e nderojmë sakrificën për liri të gjithë brezave dhe vetëm me punë e zhvillim do të marrim respektin e të gjithëve”, deklaroi ai, percjell Fakte.

Haradinaj tha se Peja ka ditur t’I thotë jo ndarjes që Peja ka ditur t’i thotë po lëvizjeve kombëtare e patriotike.

“Peja e Haxhi Zekës, Peja e qershorit ’99 e bërë shkrumë e hi e me shumë dhimbje ashtu siç ishte, Kosova u ringrit për të mos u rrëzu më kurrë dhe atë duke ndërtu shtyllat kryesore të jetës shtetërore me shumë mund”, u shpreh Haraidnaj.

Gjatë fjalimit të tij Haradinaj ka folur për të arriturat dhe pritshmërisë e Kosovës.

“Sot Kosova është palë kontraktuese me BE me MSA zbaton prioritet e reformës evropiane dhe me sukses ka përmbushur 95 obligimet e veta pra qind për qind për liberalizimin e vizave. Ashtu si çdo vend tjetër Kosova pret që e drejta e e vetë të respektohet”, ka thënë Haradinaj.

Theksojmë se kjo është mbledhja e pestë që po mbahet mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja e parë u mbajt më 11 janar të 2014-ës në Prizren./Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.