Friday , October 19 2018

Haradinaj: Do të punojmë për punësimin e rinisë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka uruar të rinjtë e Kosovës për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Haradinaj përmes një postimi është shprehur se tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit. Ai ka premtuar se do të punojnë për punësimin e rinisë, percjell Fakte. “Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë. Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit. Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar kryeministri në Facebook. Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktivitete për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999. Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë, komuna të ndryshme në Kosovë kanë planifikuar aktivitete. Por, në Prishtinë, vërehet se ka aktivitete më shumë./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.