Thursday , April 22 2021

Haradinaj dhe Qufa përkujtojnë dëshmorin Adrian Krasniqi

Ish luftëtarë të luftërave çlirimtare kanë përkujtuar sot rënien e dëshmorit të kombit Adrian Krasniqi, shkruan Fakte. Daut Haradinaj ka shprehur mallin ndaj bashkëluftëtarit të tij në profil duke shkruar:

Adrian Krasniqi, vlla m’ka marr malli për ty!
Unë sot jam më i plotë pse ishe ishim bashk!
Ideali yt është rrugës për t’u bërë, por hala kemi shumë punë!
Foto është një kujtim nga Tirana.
Pusho i qetë se nuk je gjakhumbës!

Me një postim të ngjajshëm është shprehur edhe Zulfi Adili – Qufa. Ai ka shkruar:

“Sot bëhen 19 vjet që nga rënia e dëshmorit, Adrian Rexhep Krasniqi.
Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi!”- ka shkruar Qufa. /FAKTE.Net

received_1627838090848099

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *