Wednesday , April 21 2021

HARAÇINË, DELET E NGORDHURA NGA PËRMBYTJET, AKOMA NË SIPËRFAQE (video)

Mbetjet e deleve të ngordhura të bariut Kamer Imeri nga Haraçina akoma po shihen në sipërfaqen e moçalit. Imeri është i shqetësuar sepse siç thotë, autoritetet kompetente nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta pastruar vendin nga mbetjet e deleve të ngordhura. Edhe banorët e Haraçinës, të cilët janë të vetëdijshëm për rrezikun që kanë në afërsi, nuk fshehin se janë të frikësuar, transmeton Fakte.

Vetëm disa kilometra nga ky vend gjendet stalla me 250 dele të ngordhura. Institucionet akoma nuk e kanë hequr kopenë.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, me të cilën më mënyrë intensive kemi qenë në kontakt për këtë çështje, na thanë se është bërë dezinfektimi i 70 hektarëve sipërfaqe në vendin e përmbytur në Haraçinë. Ata theksojnë se akoma nuk kanë qasje në moçal as me automjete e as me makineri.

“Moçali me delet e ngordhura është i paqasshëm. Ne u drejtuam deri tek Armata e Republikës së Maqedonisë që të na mundësojnë qasje, por ajo zonë është shumë e ulët ku edhe sot ka ujë dhe nuk ka asnjë mundësi të arrihet deri tek delet e ngordhura”, tha Zoran Popovski, Drejtor i Agjensisë për Ushqim dhe Veterinari.

Oksimon 15 me të cilin është dezinfektuar kjo zonë, siç shpjegojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, nuk është i dëmshëm për mjedisin, respektivisht ka përqindje të lartë të dekompozimit madje deri 99 për qind. Ky produkt përdoret  edhe në industrinë ushqimore, farmaceutike, në industrinë për lëkurë, në veterinari, blegtori, bletari dhe industri të tjera. Mjeti i njëjtë, ishte përdorur edhe pas vërshimeve për dezinfektimin e shtëpive dhe oborreve. Por megjithatë, askush nuk mund të garantojë se në ndërkohë moçali nuk është burim infeksioni, si pasojë e dekompozimit të 250 kafshëve, në kushte të lagështisë dhe të temperaturave të larta, pa asnjë ndërhyrje nga fillimi i gushtit deri në fund të shtatorit./TV21

https://www.youtube.com/watch?v=vV0cjFvaWiQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *