Një ndër fshatrat më të mëdha të banuara me shqiptarë Haraçina, edhepse vetëm 8 km larg nga metropola, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, shkruan Fakte. Banorët ankohen se janë lënë në mëshirë të Zotit dhe vetëvetiu mundohen të mbijetojnë.
“Haraçina me 20 mijë banorë, gjysma votues, vetëm 8 kilometra larg Shkupit, jetojmë pa ujë, pa kanalizim, pa infrastrukturë, fëmijët tanë udhëtojnë mbi 3 km nëpër rrugë të shkatërruara për në shkollë. Mbi 10 vite na gënjejnë për kanalin. Taksat i paguajmë rregullisht, ndërsa asnjë qindarkë investim nuk ka në fshat. Politikanët na vizitojnë vetëm para zgjedhjeve.”- shprehet skajshmërisht i revoltuar një banor i Haraçinës./FAKTE.Net