Saturday , January 19 2019

Hapen 803 vende pune në administratë

Prezantohet platforma online për punësimin e studentëve ekselentë, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama në dhjetor të vitit të kaluar kur studentët nisën protestat për kushte më të mira akomoduese dhe universitare.

I pranishëm në prezantimin e portalit “Punetembare.al” kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve. Janë 803 vende të lira pune në administratë ku do të rekrutohen direkt studentë ekselentë pa pasur nevojë për konkurs përmes Departamentit të Administratës Publike.

Kreu i qeverisë tha se punësimet do bëhen në bazë të rezultateve të notave dhe jo përmes njohjeve apo lidhjeve miqësore e familjare.

“Ky program nuk mund të bëhej pa ju dhe protestën, sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi në Shërbimin Civil bazuar në këtë ligj e pengonte. Është bërë një punë e gjatë me Komisionin Europian. Protesta dhe gjithë kjo shfaqje shembullore e disa shqetësimeve të thella dhe një nevoje të madhe për të hapur dyert e administratës dhe pengesave që ka ligji, na dha mundësinë që të ulemi me partnerët europianë dhe thamë që mund ta kapërcejmë ligjin dhe t’u hapim rrugë më të mirëve që mund të kontribuojë në administratë.

E dini shumë mirë, ti mund të kesh mbaruar me të gjitha 10-a, shkon në DAP dhe të thonë nuk ke eksperiencë. Por ti bën pyetjen se ku do ta përfitoj unë eksperiencën. Këtu nuk ka nevojë për konkurs sepse konkursin ai e ka bërë gjatë viteve akademike.” tha ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *