Wednesday , September 26 2018

Han: Emri mund të zgjidhet brenda 15 ditësh

Komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh sot optimist se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme. Këto komente Han i bërë në fjalimin e tij para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Europian. Ai tha gjithashtu se vendi ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe ka shënuar përparim në zbatimin e reformave dhe ruajtjen e marrëdhënieve ndërfinjësore, përcjell Fakte.

Unë jam optimist se në dy javët e ardhshme do të kemi zgjidhje. Të paktën zgjidhja e cila do të hapte rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me IRJM-në. Mendoj se të gjithë pajtohen se kjo do të jetë në të mirë të vendit, për shoqërinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor  – deklaroi komisioneri për zgjerim Johanes Han./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.